‘Muzeumi i insekteve’ në Montreal ruan speciet në rast zhdukjeje ose katastrofe (fotot)

21/11/2024 18:55

Flutura, buburrecë dhe milingona fotozhenike të specieve të ndryshme, shiheshin sot në “muzeumin e insekteve” të hapur në Kanada, ku ekspertët thonë se po mbledhin të dhëna për të ndaluar zhdukjen e specieve të veçanta të insekteve, ose në rast të një “katastrofe më të gjerë te botes natyrore”.

“Nga zhdukjet masive që janë raportuar në të shkuarën, ato që prekin insektet kanë ndodhur qindra herë më shpejt”, komentonte Maxim Larrivee, drejtori i “Montreal Insectarium”.

Në projektin e Montreal të quajtur Antenna, një pjesë e mbledhjes së të dhënave kryhet brenda insektariumit, ku ruhen mijëra flutura, mantise e gjallesa të tjera, të kombinuara me të dhëna nga bota e jashtme e gjallesave.

Projekti përfshin vendosjen e grackave me kamera inteligjente në rajone të ndryshme të kontinentit amerikan, që prej veriut të Kanadasë deri te pyjet tropikale të Panamasë, të cilat fotografojnë çdo 10 sekonda insektet e tërhequra nga dritat ultra-violet.

Larrivee shton se inovacioni i mjeteve dhe procesimi i të dhënave me kompjuterë të fuqishëm me inteligjencë artificiale, dyfishon informacionin e mbledhur 100 vitet e fundit.

Ka rreth 10 milionë specie insektesh në botë të cilat përfaqësojnë rreth gjysmën e bodiversitetit, por vetëm një milionë prej tyre besohet se janë të dokumentuar, sipas studiuesve.

Biologu David Rolnick, i Quebec AI Institute tha se mjetet e reja mund të ndihmojnë në identifikimin 90 përqind të specieve të pazbuluara.

Projekti i Montreal përdor gjithashtu një model ‘open source’, duke lejuar dhe kontribuues të jashtëm të pasurojnë platformën me zbulimet ose observimet e tyre.

Ndërkohë impjanti në Montreal po përdor teknologjinë për qëllime edukimi dhe vizitorët mund të bëjnë foto të fluturave dhe t’i identifikojnë ato, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA