Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij, reagon Berisha: Vendim i turpshëm, tregoi nivelin e saj mjeran

21/11/2024 21:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi këtë të enjte pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij për masat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Ai e konsideroi një veprim antikushtetues, ndërsa theksoi se beteja e tij nuk ndalon këtu, por vijon në Gjykatën e Strasburgut.

Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi.
Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.

Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej. Gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.

Gjykata shkeli Kushtetutën, me vendimin e saj damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë, e gjitha kjo do shkojë në Strasburg, në gjyqin e Evropës që mbron të drejtat e njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu që sillen si susarë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk shpalli antikushtetues mos marrjen e lejes në Parlament, por thonë se s’kishte proporcion, sigurisht këta janë gjykatës me probleme madhore, është radha jonë, është radha jonë ne do të fitojmë.

Pas një seance maratonë rreth 7 orë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin sot për “çështjen” Berisha.

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi shfuqizimin e masës së dhënë nga SPAK  ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘bllokimin e pasaportës’ në mënyrë që të mos dalë jashtë vendit.

Kushtetuesja ka gjetur të argumentuar saktë nga SPAK masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa ka shfuqizuar atë për bllokimin e pasaportës.

Masa arrest shtëpie, ku ndodhet aktualisht nuk ishte objekt i shqyrtimit nga Kushtetuesja.

Berisha ka ankimuar masën e parë, detyrim paraqitjeje të 21 tetorit 2023, që më pas u kthye nga GJKKO në masë shtrënguese “arrest shtëpie”.

Berisha e konsideronte antikushtetues vendimin, pasi sipas tij nuk është marrë leje nga Parlamenti për vendosjen e masës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA