Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, viktima hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit Demokrati Flamur Noka thotë për Top Channel se PD nuk do të marrë pjesë në atë që e ka quajtur farsë për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025.
“Ne jemi opozita e vendit dhe nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi i Rames, por i Taulantit.”, tha Noka.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryemnistri Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve.
“Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.”, shprehet Bardhi.
Top Channel