EMRI/ I arrestuar për ngacmim seksual dhe kërcënim me jetë, ekstradohet nga Gjermania 62-vjeçari

21/11/2024 15:26

Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar Fadil Ibishi, i cili është arrestuar gjatë muajit gusht.

62-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar Fadil Ibishi, 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA