I akuzuar për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet në Abu Dhabi 57-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi në Shqipëri Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Ai është shpallur fajtor për grabitjen e 5.4 milion eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019.
Gjykata e Posaçme e Apelit një vit më parë la në fuqi dënimet e shpallura muaj më parë duke konfirmuar shpalljen fajtor të Klement Çalës dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.
Edhe i vëllai Eldi Çala u cilësua i fajshëm nga gjykata dhe u dënua me 17 vjet burgim, dhe të njëjtën masë me nga 17 vjet heqje lirie morën edhe Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.
Shtatëshja e grabitësve spektakolarë kishte si bashkëpunëtor edhe Admir Muratajn vrarë gjatë arratisjes nga grabitja dhe Talo Çelën.
Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.
Top Channel