Pas 23 orësh debat, maxhoranca miraton me 75 vota buxhetin/ 40 deputetë të opozitës votojnë kundër

19/11/2024 22:30

Maxhoranca miraton me 75 vota buxhetin për vitin 2025 pas 23 orësh debat me opozitën në Parlament.

40 deputetë të opozitës votuan kundër, asnjë nuk abstenoi, ndërsa ngritën kartonat e kuq gjatë procesit

Seanca plenare maratonë prej dy ditësh është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Pjesë e diskutimeve dhe përplasjeve të shoqëruara edhe me ofendime u bë edhe ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë, vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani pas sherrit me bashkëmoshatarin.

Ndërsa po diskutohej projekt buxheti prej 8 miliardë eurosh, para Kuvendit po protestohej në tubimin e organizuar nga opozita.

Deputetët e opozitës dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajnë këtë projekt buxhet “buxhet vjedhjeje”, i projektuar për një pakicë personash dhe jo për qytetarët e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA