Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit Situata në Parlament është tensionuar sërish pas disa orëve seancë plenare.
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren dhe ka shtyrë punonjësit e Gardës.
Ai nuk është lejuar të mbajë fjalën dhe është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin.
“Rrugaç”, mësohet të ketë thënë ai.
Spiropali: Pse krijon incident në mënyrë të panevojshme zoti Dogjani, për çfarë e bëni këtë skenë krejt të panevojshme, Grada ka punën e saj. Përse e zë foltoren dhe mban peng deputetët, po provokoni një sallë të tërë.
Dogjani: Janë 300 pensionistë nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja që marrin vetëm 3300 lekë në muaj.
Spiropali: Kjo nuk është për procedurë ju lutem, mos e bëni këtë skenë se dalim në mënyrë të shëmtuar në sytë e qytetarëve.
Top Channel