Ish presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
Kurse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është e detyruar të paraqitet çdo muaj në SPAK. Vendimi u dha nga apeli i posaçëm pas një seance maratonë, në të cilën Ilir Meta kërkoi të lërë paraburgimin dhe gjykata t’ja hiqte arrestin.
Kërkesë për zhbërje të detyrimit me paraqitje deklaroi në gjyqin me dyer të mbyllura edhe bashkëshortja e tij Monika kryemadhi, deputete. SPAK qëndroi në të njëjtat pozita, lënien më fuqi të vendimit të konfirmuar në datë 23 tetor.
Ish presidenti Ilir Meta tha se nuk e imagjinon arratisjen por në rast se ka dyshime ai sugjeroi bllokim të pasaportës. Tha njëherazi se s’ka asnjë mundësi për prishjen e provave dhe se iu është përgjigjur ftesave të SPAK.
Ish presidenti ndërkohë kundërshtoi provat e SPAK, dëshmitarët dhe tre akuzat për të cilat u arrestua duke nisur nga cez dia, mos deklarimi i shpenzimeve dhe pastrimi u parave që META i vlerësoi si hetim politik. Meta kujtoi se është ish president i Republikës, dhe kreu i Partisë së Lirisë , që sipas metës është partia numër e dytë opozitare.
Edhe deputetja Kryemadhi ngriti pretendimet e saj mbi hetimet. Mbas këtij vendimi, Meta dhe Kryemadhi do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, që është ashtu siç paralajmëroi Kryemadhi një nga betejat.
Top Channel