“Shqipëria doli mbi ujin ku ishte zhytur prej dekadash”, Rama në Kuvend: Atyre që na thonë se s’jemi të majtë u them se…

18/11/2024 10:53

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kritikëve që i thonë se nuk është i majtë për shkak se nuk mbron shtresat sociale.

Duke folur me shifra ai tha se për vitin e ardhshëm fondi për këtë shtresë është mbi 2.4 miliardë lekë.

“E dëgjoj shpejt që ne s’jemi të majtë se nuk i mbrojmë shtresat në nevojë. Ng 122 miliardë lekë për mbrojtjen sociale kur nisëm rrugën tonë, këtë vit kemi 248 miliardë lekë. Po tu shtosh dhe bonusin e ri të pranverës do të jenë edhe më shumë. Shifrat flasin qartë. Shqipëria ka dalë mbi ujin ku ishte zhytur prej shumë dekadash. Shifrat dhe faktet bazohen në pasqyrën e një realiteti të ri ekonomik dhe social”, tha Rama.

Sipas tij “Për 360 mijë pensionistë të dale në pension gjatë këtij 10 vjeçari, dalin më të larta, ndryshe nga çfarë ndodhte me ata që dolën në pension para se të vinim ne në Qeveri. Sot falë vendimit të popullit shqiptar për të na e ngarkuar ne udhëheqjen e vendit dhe falë reformës sonë të pensioneve të gjithë ata që kanë dalë në pension gjatë kësaj dekade, përfitojnë pensionistë më të larta dhe jo sipas vulës së rrumpallës anti-shtet ku qindra mijëra të tjerë pensionistë e pësuan në kurriz. Po kur na thanë Sudet e Rrapushët e asaj kohe: çështë ky pension social kaq i ulët? Me dorën e tyre i kishin përjashtuar nga çdo e drejtë për pension të gjithë atë kategori njerëzish që marrin pension social dhe që përpara 2014 nuk u jepte asnjë lek. Të dy bonuset e reja dhe plani i ri i pensioneve do ndihmojnë në kurimin e plagës së 2 dekadave të mëparshme”.

“Po flasim për një fond të ri që do krijohet në javët në vijim që do ta hapim këtë vit për bonusin e pranverës së ardhshme. Kemi financuar 145 milionë euro për bebet e porsalindura. E kemi rritur ekonominë 3 fish në këtë dekadë dhe e kemi ulur borxhin publik me 15 pikë %. Kur kam ardhur këtu për buxhetin e parë vendosëm parimin e taksimit të ndershëm dhe jemi i vetmi vend në euro me 0 taksë për biznesin e vogël deri ne 100 mijë euro xhiro. Deri para ardhjes sonë biznesi me xhiro 35 mijë euro paguante taksë 10%”, u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA