Rama me tone të ashpra në Kuvend, quan opozitën mbeturinë: Shqiptarët do të japin gjykimin më të mirë për PS

18/11/2024 10:59

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone të ashpra opozitës në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend, ku foli për Buxhetin 2025.

Kreu i qeverisë tha se “pranverën e ardhshme shqiptarët do të japin me vendimet e tyre gjykimin më të mirë për PS, dhe më të merituarin për këto mbeturinat e një kohe që nuk kthehen më kurrë”.

Nuk ka vend për kënaqësi, por ka shumë vend për besim. Shqipëria që ne duam, po bëhet. Ne po e ngjisim Shqipërinë aty ku gjendet oborri i familjeve evropiane. Rruga është ende e përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është ëndërr parealizueshme, por është drejt destinacionit.  

PS ka një virtyt, gjithmonë e më fortë. Dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tërëve siç e meritojnë. Ky buxhet i ri është dritarja ku shihet rruga drejt destinacionit historik. Mblidheni mendjen, keq dolët këtë herë, keq do dilni. Pranverën e ardhshme (shqiptarët) do të japin me vendimet e tyre një gjykim që do jetë më i miri për PS dhe më i merituar për këto mbeturinat e një kohe që nuk kthehen më kurrë.”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA