Ministrja e qeverisë suedeze thotë se ka ‘fobi nga bananet’ (fotot)

16/11/2024 17:00

Ministrja e politikave LGBT e qeverisë së Suedisë insiston se nuk mund të qëndrojë në një dhomë ku ka banane, sepse ka një ‘fobi’ të pashpjeguar që ka ndaj tyre.

Sindroma e re që është etiketuar shpejt nga shkenca si ‘banana-fobia’, thuhet se shkakton simptoma si të përziera dhe ankth.

Sipas rrjetit vendas Expressen, ministrja e barazisë gjinore Paulina Brandberg, insistonte se stafi saj nuk duhet të ketë banane në zyrat e tyre pasi ndikojnë në fobinë e saj.

Brandberg pranonte me mediat se po merr trajtim profesional për të tejkaluar fobinë, të cilën e ka pranuar dhe në të kaluarën.

Prej vitit 2020, në një postim tashmë të fshirë në rrjetin Twitter (tashmë X) ajo shkruante se ka ‘fobinë më të çuditshme në botë nga bananet’.

Madje në një mesazh të publikuar nga mediat para një darke VIP ajo deklaronte se ‘kam alergji të fortë nga babanet prandaj do të vlerësoja shumë të mos kishte banane në zonat ku unë do të qëndroj”.

Ndërsa në një email për vartësit e saj ajo ishte shumë më e drejtpërdrejtë: ‘Nuk lejohen banane në ambjentet e ministrisë.’

Nuk dihet origjina e fobisë së çuditshme të ministres së politikave gjinore dhe as nëse ka lidhje me postin që i është akorduar, por në një mbledhje me kryetarin e parlamentit Andreas Norlén, ajo kishte deklaruar se të gjitha bananet duhet të hiqeshin nga pamja pasi kishte një “alergji të fortë”, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA