Atentati ndaj ndërtuesit në Tiranë/ Kush është Eduart Reçi që u qëllua me një plumb në kokë, publikohet fotoja! Ende asnjë gjurmë nga autorët

14/11/2024 11:21

Biznesmeni Eduart Reçi u vra në një atentat misterioz një natë më parë në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

52-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, viktima ishte duke folur në telefon në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Një kamera sigurie e tregon atë teksa rrëzohet.

Viktima Eduart Reçi

Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dikur Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH.

Para ca kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi. Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.

Policia ende nuk e  ka të qartë se si është qëlluar Reçi, me çfarë arme apo distanca nga ku kanë vepruar autorët apo autori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA