Si mijëra të tjera, ajo ka jetuar jetën e një gruaje shënjestër. Zgjodhi të mos e denoncojë dhunën, pasi ishte e bindur që në qytezën e vogël ku ajo jetonte nuk do ta besonin.
Por, prej 4 vitesh, kundër të gjithëve, mori dy fëmijët e saj dhe la shtëpinë e burrit për të ndërtuar një strehëz të re, në një qytetet tjetër.
‘Asnjë nuk më ka mbështetur në këtë vendim por unë thjesht kam thënë unë do të zgjedh të jetoj. Ajo që nuk gjen një vajzë është që familjet shqiptare e kanë tabu ndarjen dhe vajzat shqiptare quhet sikur vendin e kanë tek familja e bashkëshortit. Ajo që më dhemb është se i kam ndjekur të gjitha rastet e vrasjeve të grave, familjet qajnë vajzat se u kanë ndërruar jetë por ata janë vetë fajtore’ u shpreh Rovena, grua e dhunuar.
Rrugëtimi për të rimarrë veten pas kësaj marrëdhënie të dhunshme, rezulton të jetë sfidues dhe i vështirë. E paragjykuar dhe e stigmatizuar, ajo aktualisht punon dy turne për të paguar qiranë e shtëpisë dhe siguruar jetesën për dy fëmijët.
Top Channel