FOTO/ Masakra me katër të vdekur në Shkodër! Ja automjeti që përdorën autorët në atentat, rezulton i vjedhur në Durrës
04/11/2024 12:20
Zbardhen detaje nga masakra në Dobraç të Shkodrës, pak ditë më parë ku humbën jetën katër persona.
Mësohet se automjeti me të cilin u krye atentati rezulton të jetë vjedhur në Durrës në prill të vitit të kaluar, për të cilin është bërë edhe denoncim në polici.
Shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohet se janë shpallur në kërkim si autorë të masakrës së Dobraçit ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.
Nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.
Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.
Top Channel