Një hetim disamujor i prokurorisë së Elbasanit nën drejtimin e prokurorit Xhiljan Seferi grumbulloi prova të mjaftueshme për të çuar në ndjekje penale 7 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, fakulteti i Shkencave të Edukimit.
Pedagogët do të përgjigjen për veprën penale të “korrupsionit pasiv”ndërsa një person i tetë i cili dyshohet se kryente rolin e sekserit në këtë aferë korruptive është arrestuar nga policia për “korrupsion aktiv.”
Pedagogët e dyshuar tashmë për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.
Të 7 pedagogët janë arrestuar mëngjesin e kësaj të premte nga policia e Elbasanit menjëherë pasi kanë mbërritur në Fakultetin e Shkencave të Edukimit.
Ndërkohë që për orë të tëra ekspertë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit kanë qëndruar në ambientet e këtij fakulteti për të sekuestruar prova të tjera të cilat do ti shërbejnë këtij hetimi, duhet thënë, më i madhi i korrupsionit i hetuar ndonjëherë në Universitetin e Elbasanit.
Top Channel