Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë Pas më shumë se dy orësh, është mbyllur seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa janë betuar edhe dy deputetët e rinj që kanë zëvendësuar Ervin Salianjin dhe Jurgis Çyrben.
Pas heqjes së mandatit të Salianjit, vendin e tij në Kuvend e zuri Andrea Mano, ndërsa vendin e Çyrbes e ka marrë Erjon Meka.
Situata në sallë u paraqit përgjithësisht e qetë, por pas futjes në sallë të katër deputetëve të opozitës, është tentuar bllokimi i foltores, e më pas kanë dalë jashtë duke marrë karriget me vete.
Ndërsa në sallë vijonin diskutimet, deputetët e opozitës, të përjashtuar dhe jo të përjashtuar, vijonin të qëndronin jashtë Kuvendit në shenjë revolte, duke kthyer karriget përmbys e duke vendosur pankarta me thirrje kundër qeverisë.
Top Channel