Sean ‘Diddy’ dhe dy ‘artistë’ të njohur përdhunuan minorenen në festën private pas çmimeve, thotë akuza (fotot)

22/10/2024 21:37

Reperi famëkeq amerikan Sean “Diddy” Combs është akuzuar së fundmi edhe për drogimin dhe përdhunimin e një vajze minorene bashkë me dy emra të tjerë të njohur të ‘artit’ në SHBA.

Ngjarja ndodhi pas festës së çmimeve VMA në New York, dy dekada më parë, thuhet në paditë e reja të abuzimeve të muzikantit.

Viktima asokohe rreth 13 vjeçare — e identifikuar tashmë vetëm si “Jane Doe” — thotë se u sulmua nga tre ‘artistët e famshëm’ pasi piu një pije në festën e mbushur me droga në shtator  2000, sipas dokumenteve gjyqësore të para nga rrjeti New York Post.

Akuzuesja thotë se kishte kërkuar për një dhomë ku të qetësohej pasi ndjehej keq nga pija e kontaminuar.

“Por shpejt Combs, bashkë me një mashkull e një femër të famshëm, hynë në dhomë dhe më dhunuan”, thotë akuzuesja duke treguar për kulturën e gjerë të abuzimit në industrinë e muzikës.

Akuza thotë se Combs kishte tentuar ta detyronte minorenen të bënte seks oral por ajo e kishte luftuar duke e goditur në qafë. Viktima shton se mori rrobat dhe doli nga dhoma duke u endur e zhveshur korridoreve të hotelit.

Kur doli jashtë ajo ishte ndihmuar nga një grua që punonte në  një pikë karburanti, që kishte parë gjendjen e saj të tronditur.

Gruaja thotë se gjendej në në festën e Combs pas çmimeve VMA në sallën Radio City e ftuar nga stafi i tij, ku Diddy Combs merrte pjesë bashkë me asokohe të dashurën e tij, Jennifer Lopez.

Akuzuesja pretendon se kishte firmosur një marrveshje që e ndalonte të fliste për ato që shikonte në festën e mbushur me emra të famshëm.

Vajza nuk përmend emrat e të famshmëve që kishte parë aty, por përshkruante përdorim të gjerë të kokainës e drogave të tjera.

Zhvillimi vjen pasi Diddy Combs i ka kërkuar gjykatësit të Manhattan të zbulojë emrat e akuzueseve që sa vijnë e shtohen me akuza të vjetra.

Avokatët e tij thotë se duhet të dinë emrat e akuzueseve “për të ditur si të mbrohen”.

Combs mbahet në paraburgim në Brooklyn pas arrestimit të muajit të shkuar për shantazh, trafik seksual dhe detyrim në prostitucion, shkruan rrjeti vendas New York post.

FOTO GALERI
1/4
Reperi famëkeq amerikan Sean “Diddy” Combs është akuzuar së fundmi për drogimin dhe përdhunimin e një vajze minorene bashkë me dy emra të tjerë të njohur të ‘artit’ në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA