272 ditë në det/ USS Abraham Lincoln kthehet në SHBA me 5,000 marinarë të rraskapitur, makthi në aeroplanmbajtësen amerikane
Liverpooli gjunjëzon Chelsea dhe qëndron në krye të klasifikimit të Premier League angleze.
Në Anfield skuadra e The Reds iu imponua bluve të Londrës duke i mundur me rezultatin 2-1.
Në fazat e para, sfida ishte e bllokuar ku asnjë prej skuadrave nuk merrte iniciativën. Por pak minutës së 30 Liverpooli pati shansin për të shënuar kur fitoi një 11 metërsh me Jones, dhe Salah e shfrytëzoi në maksimum këtë mundësi duke i dhënë avantazhin 1-0 Liverpoolit dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e sfidës.
Pas pushimit të ndeshjes Chelsea riktheu ekuilibrin teksa barazoi shifrat në 1-1 me Nicolas Jackson. Por ky barazim zgjati shumë pak pasi Liverpool shumë shpejt u rikthye në avantazh dhe këtë radhë shënoi pikërisht Curtis jones pas asistit të Salah. Londinezët u përpoqën të reagonin, por me kalimin e minutave energjitë e tyre ranë dhe në fund fitorja i shkoi Liverppoolit që ngjitet në 21 pikë, ndërsa Chelsea mbetet me 14 pikë.
Manchester City arrin të marrë maksimumin në ndeshjen e javës së 8 të Premier League. Në Molineux Stadium skuadra kampione e Anglisë fitoi me shumë vështirësi ndaj Ëolverhamptonit me rezultatin 2-1 dhe shkon në 20 pikë duke iu shkëputur Arsenalit që ka mbetur me 17 pikë.
Ishte Wolverhampton ai që e nisi në mënyrën më perfekte ndeshjen teksa që në minutën e 7 mori avantazhin me Strand Larsen. Citizens reagoi dhe në minutën e 33 arriti të barazojë rezultatin në 1-1 falë një eurogoli të Gvardiol dhe me barazimin 1-1 u mbyll pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta, Wolverhampton u mbrojt në cfarëdo lloj mënyre, por në minutën e 95 u dorëzua pas një gjuajtje me kokë të Stones që shënoi golin e fitores 2-1 të Manchester City.
Top Channel