Komisioni Rregullator miraton në parim projektvendimin për votimin e emigrantëve

18/10/2024 12:20

Komisioni Rregullator miratoi në parim me pesë vota pro (pra konsensusin e 5 anëtarëve) projektvendimin për votimin e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme, të vitit 2025.

Pas këtij procesi, bëhet diskutimi më i vështirë, ai nen për nen. Dy anëtarët e komisionit të zgjedhur nga opozita kishin disa rezerva gjatë diskutimit në parim.

Mbledhja e Komisionit Rregullator u shty për një datë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA