Ekipi shqiptar i futbollit amator “Çamëria” përjashtohet nga turneu në Kretë, autoritetet greke: Nuk e lejojmë këtë emër dhe logon e skuadrës

18/10/2024 13:32

Ekipi “Çamëria”, që përfaqëson Shqipërinë në turneun ndërkombëtar të futbollit amator, është penguar të zhvillojë ndeshjet e parashikuara në këtë turneun që po zhvillohet këto ditë në Kretë të Greqisë me arsyetimin se emri i përfaqësimit të Shqipërisë nuk është i përshtatshëm.

“Çamëria” është pjesëmarrës në Socca Champions League, e cila po zhvillohet në Kretë nga data 17-20 tetor. Ky ekip amator i futbollit merr pjesë rregullisht në kompeticionet joprofesioniste, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Socca Albania, që përfaqëson Shqipërinë në Socca International.

Ditët e fundit, ekipi shqiptar ka luajtur në këtë turne ndërkombëtar, duke zhvilluar dy ndeshje – një të fituar dhe një të humbur. Sidoqoftë, ekipi, i drejtuar nga trajneri Irtan Sejko, është njoftuar nga organizatorët dhe drejtuesit e Socca International Federation se qeveria greke nuk lejon më përdorimin e emrit dhe logos “Çamëria.”

Lajmi për pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në këtë turne ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale në Kretë, të cilat kanë ngritur shqetësime lidhur me emrin e ekipit. Ky reagim duket se ka nxitur interesimin e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur procedurat për pezullimin e pjesëmarrjes së ekipit. Ky incident mund të konsiderohet si pjesë e një vale të përsëritur ksenofobie nga ana e mediave dhe institucioneve greke ndaj shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA