Kremlin insiston në deklaratë se Putin ‘nuk është sëmurë’, pas vizitave të liderit komunist te doktori (fotot)

17/10/2024 15:47

Ndërsa disa ekspertë pretendojnë se presidenti rus është duke përdorur sozi në evente të shumta, prej shëndetit të dobët.

Mediat perëndimore shihnin sot me dyshim një deklaratë të paprecedentë të Kremlinit që mohonte pretendimet se Putin është në shëndet të dobët.

Zhvillimi vjen pasi presidenti 72 vjeçar pranoi një në paraqitje televizive se kishte kryer ekzaminime mjekësore në një spital të njohur të Moskës.

“Doktorët e Spitalit Qendror Klinik ku unë kryej ekzaminimet e rregullta më rekomandojnë të marr mjekime vendase”, kishte thënë Putin në prezencë të ministrit të shendetësisë Mikhail Murashko.

Por shpejt vëmendja e zhvendos në komentet e liderit autoritar prej spekulimeve të vazhdueshme për shëndetin e tij, shkruan rrjeti The Sun.

Por përfaqësuesit e Putin shpejt ndërhynë për të shuar çdo dyshim mbi gjendjen e tij.

Lideri rus “nuk ka probleme shëndetësore” tha agjencia TASS duke argumentuar se vizitat ishin vetëm ekzaminime të rregullta.

Diskutimet mbi shëndetin e Putin kanë dëmtuar imazhin e tij prej “presidenti te fortë e autoritar” pasi janë shoqëruar dhe me ndryshime të dukshme në pamjen e tij.

Në disa pamje të fundit Putin është parë duke kruar fytyrën dhe raportimet thonë se ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë për të fshehur gjurmët e sëmundjeve, shkruan The Sun.

Ai është vënë në lojë gjithashtu tavolinën e stërmadhe ku pret disa nga të ftuarit e tij zyrtarë, por ajo që nuk shkon me shëndetin e tij është ende një mister për të gjithë./The Sun/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA