Ish-këngëtari i grupit pop ‘One Direction’, Liam Payne, vdiq të mërkurën në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires. Lajmi u konfirmoi nga policia lokale që tha se muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit.
Ditën e djeshme, në një postim në Snapchat ai tregonte për udhëtimin e tij në Argjentinë, se kishte luajtur polo dhe se priste me padurim të kthehej në shtëpi për të parë qenin.
“Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë“, thoshte ai në një video të postuar disa orë para vdekjes.
Në fillim të këtij muaji Liam Payne kishte marrë pjesë në koncertin e shokut të tij Niall Horan, në Buenos Aires. Payne dhe Horan të dy kanë kënduar për ‘One Direction’.
Videot që ai shpërndau nga koncerti i 2 tetorit e tregojnë atë duke kërcyer me të dashurën e tij Kate Cassidy, duke u bërë dorë fansave në turmë dhe duke kënduar së bashku me hitet e vjetra të One Direction.
Muzikanti ka qenë i hapur në media për betejën e tij me varësinë nga droga dhe për kohën që ka shpenzuar në një institucion rehabilitimi.
Një grup mjekësh ligjorë ndodhen në hotelin ku ndodhi ngjarja tragjike në Buenos Aires për të kryet të gjitha hetimet e nevojshme.
Ndërkohë, një grup i madh fansash janë mbledhur jashtë hotelit për të mbajtur zi për vdekjen e 31-vjeçarit – duke ndezur qirinj, duke kënduar këngë të One Direction dhe duke mbajtur momente heshtjeje.
Payne me origjhinë nga Wolverhampton në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi famë globale kur One Direction u formua në X Factor në 2010.
Ata u bënë grupi më i madh i djemve në botë, përpara se të tërhiqeshin në 2016. Payne publikoi albumin e tij të vetëm solo në 2019.
Top Channel