Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës.
Dy fëmijë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë.
Ngjarja rrugore ndodhi në rrugën “Vllaznimi” në Durrës ku një automjet deklarohet paraprakisht se ka goditur të miturit që janë dërguar me autoambulancë në urgjencën spitalore.
Policia bën me dije se është shoqëruar drejtuesi i automjetit që i përplasi, ndërsa të miturit po marrin ndihmë mjekësore në spital.
“Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel