Shkatërrohen katër ndërtesa nga tronditjet, shpëtohen të gjallë 4 qytetarë pas tërmetit të fortë në Turqi

16/10/2024 11:25

Në orën 10.46, një tërmet me magnitudë 5.9 goditi rrethin Kale të provincës Malatya në Turqi.

Ekipet e sigurisë dhe policia vijojnë punën në Malatya, Diyarbakır, Şanlıurfa, Elaziğ, Batman dhe Tunceli.

Gjithsej 374 raportime janë pranuar në 112 Qendrat e Thirrjeve Emergjente për shkak të tërmetit.

Gjithsej 4 ndërtesa u dëmtuan në provincat e Malatya, Şanlıurfa dhe Elaziğ.

4 persona në një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar në provincën Elaziğ u shpëtuan të gjallë.

Një rënie guri ka ndodhur në rrethet Pötürge dhe Kale të provincës Malatya, sipas medias turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA