
Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi kanë kërcënuar me armë zjarri pronarin e një karburanti në Mirditë.
Kallëzimin e ka bërë pronari 49-vjeçar, i cili ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 persona të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant.
Policia ka identifikuar dy autorët Kristjan Marku (Bashaj), 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.
‘Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti’-thotë policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
Top Channel