Kina ‘i tregon dhëmbët’ Tajvanit! Stërvitjet kineze rrethojnë ishullin, ushtria e Tajvanit në gatishmëri të lartë

14/10/2024 07:30

Kina po zhvillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, në atë që e quan një “paralajmërim të ashpër” kundër atyre që kërkojnë “pavarësi” për ishullin e vetëqeverisur.

Stërvitjet shihen si përgjigje ndaj një fjalimi të presidentit tajvanez William Lai javën e kaluar, në të cilin ai u zotua të rezistojë “aneksimit” nga Pekini.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka dënuar atë që e përshkruan si “sjellje irracionale dhe provokuese” nga Kina, duke shtuar se është e gatshme të mbrohet.

Ministria e transportit e Tajvanit thotë se trafiku ajror dhe operacionet portuale mbeten “normale” pavarësisht stërvitjeve ushtarake në brigjet.

Aleati i Tajvanit, SHBA, thotë se po monitoron stërvitjet. Këto stërvitje ushtarake nga Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës (PLA) janë të gjitha për frikësim, shkruan BBC.

Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur, por ishulli e sheh veten si të veçantë dhe ka qeverinë dhe ushtrinë e vet.

Pekini gjithashtu organizoi stërvitje rreth Tajvanit pasi Lai u betua si president në fillim të këtij viti. Pekini është zotuar prej kohësh të “ribashkojë” Tajvanin me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme, dhe ta bëjë këtë shumë përpara 100 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në 2049.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA