U paraqit në spital për ndihmë, ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë
13/10/2024 19:56
Një 12-vjeçar banues në Gurrë Petrelë, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.
Sipas policisë, rreth orës 18:15, ai është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i mituri ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel