Kur seriali i suksesshëm në Netflix “Emily in Paris” zbuloi në fund të sezonit të katërt se personazhi kryesor po shkonte në Romë, befasoi shikuesit.

Madje, ky vendim i regjisorit bëri që të reagonte vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, që tha se vendi i tij “do të luftojë fort për të penguar zhvendosjen e serialit në kryeqytetin e Italisë”.

“Ne do t’u kërkojmë atyre të qëndrojnë në Paris, ‘Emily në Paris’, në Romë nuk ka kuptim”, tha Macron për Variety.

Por, menjëherë më pas, reagoi kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, i cili iu përgjigj presidentit francez përmes një postimi në platformën X: “I dashur Emmanuel Macron, mos u shqetëso, Emily po ia del shumë në Romë. Dhe njeriu nuk mund ta kontrollojë zemrën: le ta lëmë të zgjedhë”.

“A nuk ka presidenti Macron çështje më të ngutshme për t’u shqetësuar? Do të doja të besoja, të paktën do të doja të shpresoja, se Macron po bënte shaka, sepse ai duhet të dijë se një kompani produksioni si Netflix nuk merr urdhra nga krerët e shteteve ose nuk merr vendime bazuar në presionin politik”, tha kryebashkiaku i Romës.

Seriali ka në qendër Emilyn, që luhet nga aktorja Lily Collins. Ajo është një vajzë e re nga fusha e marketingut, që lëviz nga Çikago në Paris punë dhe shijon aventurat në kryeqytetin francez.

Në sezonin e kaluar, vetë gruaja e Macron, Brigitte, bëri një foto me Emilyn, pasi kjo e fundit e pa në një kafene dhe i kërkoi selfie.

Ndërsa shfaqja ka tërhequr kritika nga disa shikues francezë për mënyrë si janë paraqitur disa çështje apo se si është shmangur problem i të pastrehëve në qytet, ajo ka nxitur rritjen e turistëve në kryeqytet, sipas një studimi të kryer nga qendra kombëtare e filmit të Francës në janar.

Rreth një e dhjeta e turistëve vendosën të vizitojnë Francën pasi kishin parë një film apo serial për këtë shtet dhe në 38% të këtyre rasteve, ishte “Emily në Paris” që i frymëzoi për të vizituar Parisin, sthotë studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA