“Shko ***” trajnerit dhe forma e dobët në kampionat, mesfushori i Kombëtares merr vendimin e papritur pas “masakrës” së tifozëve

09/10/2024 21:04

Ditët e fundit mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka vendosur të mbyllë profilet e tij sociale.

Zgjedhja duket të jetë një përgjigje ndaj presionit dhe kritikave të tifozëve, veçanërisht pas disa episodeve në ndeshjet e të fundit.

Mesfushori shqiptar përfundoi në sy të furtunës pas ndeshjes ndaj Parmës, në të cilën në minutën e 75-të u zëvendësua dhe reagoi në mënyrë dramatike, duke ofenduar trajnerin Luca Gotti me “shko q**”.

Ajo që e përkeqësoi situatën ishte gabimi i tij në ndeshjen ndaj Udineses, ku ndërhyrja e tij e pasuksesshme në buzë të zonës nisi aksionin që çoi në golin e Zemura-s.

Këto dy episode kanë theksuar zhgënjimin e disa fansave, të cilët e kanë kritikuar lojtarin përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, kriza aktuale e rezultateve të Lecces ka shkaktuar pakënaqësi tek fansat, të cilët, siç ndodh shpesh, janë shprehur në rrjetet sociale.

Mediat italiane shprehen se ndoshta disa komente negative janë keqperceptuar nga Ramadani, duke kontribuar në vendimin e tij për të pushuar nga rrjetet sociale për t’u mbrojtur nga presioni i jashtëm.

Mbyllja e profileve të tij në rrjetet sociale mund të shihet si një shenjë e shkëputjes nga fansat, por shpresojmë se është vetëm një vendim i përkohshëm.

Nëse Lecce do të gjente sërish rrugën e rezultateve, mund të kishte një “pajtim” me tifozët, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e Ramadanit për ekipin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA