Bodybuilder-i gjendet i vdekur në tualetin e palestrës pas atakut të papritur kardiak (fotot)

09/10/2024 17:58

33 vjeçari Giuliano Pirone, nga Perth në Australi, nisi të mos ndjehet mirë gjatë një sesioni stërvitjeje natën dhe shkoi drejt tualetit, por aty kishte humbur ndjenjat dhe tragjikisht u gjet i vdekur të nesërmen.

Pas shume orësh punonjësit e gjetën të ndjerin thuajse të pajetë dhe njoftuan policisë.

Pirone kishte vdekur në spital, pas atakut kardiak që pësoi gjatë stërvitjes së natës në 20 gusht .

Pas dhënies së larmit nga stafi policia kishte thyer derën e tualetit, ku ishte mbyllur 33 vjeçari, baba i një fëmije.

Megjithë përjekjet e mjekësve të doktorëve ai nuk u rizgjua më kurrë.

Daniela Pirone, nëna e Giulianos tha se në kamerat e sigurisë i biri shihej duke u stërvitur në pistën e vrapit, para se të shihej kur ai nuk po ndjehej mirë dhe eci drejt tualetit.

Teksa shkonte atje ai përplasej lehtë me pajisjet e palestrës që haste rrugës.

Familjarët thanë se kërkojnë përgjigje pasi i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe stafi palestrës e kishin lënë në tualet deri mesditën e nesërme. Ata kërkojnë shkakun e saktë të vdekjes dhe nëse rregullat e industrisë së palestrave janë zbatuar, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA