Kopshti zoologjik akuzohet se ‘shëndosh qëllimisht kafshët e tij’ për t’i kthyer në ‘yje interneti’ (fotot)

08/10/2024 18:17

Një kopsht zoologjik në Kinë akuzohet se shëndosh qëllimisht kafshët e tij për t’i bërë protagonistë të videove virale në rrjet, pas publikimit të pamjeve të një leopardi që mezi qëndronte në këmbë, një ariu obez dhe të palloi sa një gjel deti.

Leopardi i kopshtit zoologjik kinez shihet që rrotullohej në dysheme me barkun e fryrë nga ushqimi, ndërsa ariu obez përshkruhej një gjendje kome nga ushqimi që i ishte dhënë, madje që i mbulonte gjoksin.

Imazhet e kafshëve në kopshtin Panzhihua kanë bërë që zyrtarët të akuzohen se po luajnë me jetën e kafshëve për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

Kopshti që gjendet në provincën Sichuan reagoi duke thënë se kishte vendosur në dietë leopardin, edhe pse deri tani ‘nuk ka dhënë rezultat.’

Kujdestarët gjithsesi justifikoheshin se leopardi 16 vjeçar “nuk është në fakt i shëndoshë por ka shumë lëkurë të lirshme”.

Një prej komentuesve tha se kishte parë një pallua me trup sa një gjel deti, ashtu si strucët dhe alpakat që janë të shëndetshëm në mënyrë të pazakontë.

Rrjeti britanik The Sun, shkruante se disa nga komentuesit online thonin se kopshti po i shëndosh qëllimisht kafshët, ndërsa të tjerë refuzonin peshën e tyre si një problem pasi “dukeshin të kënaqur”, ndryshe nga kolegët e tyre në botën e egër që “duhet të vrapojnë për ushqimin”, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
1/5
Ariu obez pershkruhej si 'ne gjendje kome nga ushqimi'

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB