Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho komentoi protestën e një dite më parë në Tiranë, ndërsa ishte pjesë e panelit të emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel.
Ajo u shpreh se tubimi i organizuar nga opozita ishte i fortë dhe i qëndrueshëm, ku sipas deputetes pati pjesëmarrje masive të qytetarëve pasi sipas saj kanë ende arsye të protestojnë.
“Dihej që nuk do të kishte fjalime sepse vetë kërkesa e qytetarëve sot është që nuk kemi nevojë më për fjalime, sepse ata e vuajnë në kurriz keqqeverisjen. Kemi mobilizuar të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, por edhe qytetarët përtej flamujve partiakë.
Ishte një protestë masive, e fortë dhe e qëndrueshme, pyetja që shtrohet është a kanë arsye sot qytetarët për të protestuar se ky është thelbi. Unë mendoj që kanë dhe pjesëmarrja e qytetarëve masivivisht mendoj që kanë, vetëm padrejtësinë e fundit me pensionistët që i bie 350 lekë në muaj, nuk ka pasur asnjë rritje të pensioneve”, tha Xhixho.
Top Channel