‘Sozia’ rus i Leo DiCaprio dërgohet të luftojë në Ukrainë pasi shtoi në peshë dhe humbi ‘karrierën’ (fotot)

07/10/2024 15:18

Roman Burstev, ai që njihej si versioni rus i aktorit Leonardo DiCaprio, është dërguar të luftojë në Ukrainë pasi shtimi në peshë e bëri të humbasë karrierën e aktrimit që sapo kishte nisur.

Megjithëse dikur ish-model dhe imitues i DiCaprio, 41 vjeçari Burtsev është urdhëruar t’i bashkohet ushtrisë së Putin në konfliktin brutal në lindej të Ukrainës.

Ai ishte tashmë i papunë por më herët kishte fituar konkurse si model dhe për imitimin e aktorit amerikan, por mundësitë e punës po reduktoheshin gjithnjë e më shumë teksa ai shtonte në peshë.

Burtsev ka arritur njëfarë fame teksa ka luajtur në reklama dhe pjesë teatrale.

Para se të imitonte DiCaprio, Burtsev punonte si specialist IT por tashmë është dërguar në atë që kritikët e luftës quajnë, ‘mish për top’ me ushtarët e të dyja palëve.

Në foto të publikuara shihet Burtsev, tetë vjet më i ri se DiCaprio, thuajse obez, me armën e frontit të luftës

Politikat e dhunshme të rekrutimit si në Rusi dhe në Ukrainë kanë bërë që burrat e të rinjtë të dërgohen në frontin e pamëshirshëm duke goditur njëri-tjetrin me predha artilerie.

Në Rusi raportohet se nëse luftëtari humb jetën familjarëve u jepen rreth 100 000 dollarë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Putin gjithashtu raportohet e ka nënshkruar një ligj që redukton ose anullon ndjekjen penale të kriminelëve nëse ata pranojnë të luftojnë në Ukrainë.

Kreu i komisionit parlamentar rus Andrei Kartapolov, kaloi ligjin me shpejtësi në parlament duke argumentuar: “Nëse pranon rekrutimin në luftë, personi është njëlloj sikur të ishte penduar për krimin, prandaj lirohet nga akuzat”. /The Sun/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA