Modelja 36 vjeçare gjendet e vrarë në shtëpi, pasi nuk shkoi të merrte të birin nga kopshti (fotot)

07/10/2024 16:09

Të afërmit e shqetësuar të bukuroshes meksikane kishin dhënë alarmin kur modelja nuk kishte shkuar të merrte të birin 3 vjeçar nga kopshti.

36 vjeçarja Cindy Elizabeth Hernandez Perez, ishte gjetur e vdekur nga policia mëngjesin e të premtes kur hynë me forcë në shtëpinë e saj.

E reja e njohur online si ‘La Barbie Regia’ dhe ‘Ana Fabiola’, kishte disa plagë thike dhe një jastëk në kokë. Ajo jetonte në qytetin verior meksikan të Monterrey dhe kishte më shumë se 10,200 fansa në llogarinë e Instagram me emrin Ana Fabiola.

E ndjera e përshkruante veten si “sipërmarrëse e dashurisë, modele dhe Miss”, si dhe katolike dhe tifoze e klubit vendas Tigres.

Mediat vendase thonë se dyshohet se i dashuri i Cindy vizitonte shpesh shtëpinë e saj në Monterrey por nuk dihet nëse është ndaluar apo marrë në pyetje nga autoritetet.

Një nga ndjekëset e saj online shkruante: “Nuk e njohja personalisht por vrasja e saj më shokoi”.

“Askush nuk ka të drejtë të bëjë diçka të tillë. shpresoj që të bëhet drejtësi për Cindy dhe që Zoti të mbrojë djalin e saj të vogël”, shtonte dashamirësja, sipas rrjetit The Sun.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA