Kim Jong-un ndalon rreptësisht ‘sjelljet imorale’ në banjat publike të Koresë së Veriut (fotot)

07/10/2024 15:40

Një direktivë e re kombëtare është dhënë për të “eliminuar sjellje të shthurura dhe aktivitetin seksual” në ambjentet shtetërore dhe private, raporton një burim nga veriu i provincës Hamgyong, teksa lideri komunist Kim Jong-un po shtrëngon “aktivitetin e shthurur seksual” në banjat publike me rregulla të reja.

Në masat e reja përfshihen ambjente të shumta publike si sallone bukurie, banja publike dhe sallone masazhi, për të cilat qeveria thotë se janë kthyer në “stofka shthurjeje,” shkruan rrjeti korean Daily NK.

Direktiva kombëtare synon “eliminimin e sjelljeve imorale dhe paralajmëron për gjashtë muaj burg, punë të detyruar ose “riedukim”, në rastet më të rënda të shkeljeve.

Ajo besohet se aplikohet si në ambjentet publike dhe ato private, me fokus në këto të dytat, që janë shtuar së fundi pas disa tolerimeve nga qeveria, shkruan Daily Star.

Rrjeti korean Daily NK shkruante se bizneset e reja private kanë nisur të ofrojnë shërbime të dyshimta me tendenca seksuale

“Është e zakonshme që klientët e pasur të presin favore seksuale në shtëpitë e masazhit apo banjat e mëdha, duke e normalizuar këtë lloj sjelljeje”, shkruan gazeta.

Ata shtojnë se masazhet në Korenë e Veriut kushtojnë rreth 10-15 dollarë vetëm për këmbët, ose deri në 30 dollarë për të gjithë trupin.

Por edhe nëse kapen në shkelje shumë i shpëtojnë dënimit me anë të rryshfetit, shkruan rrjeti Daily NK.

FOTO GALERI
3/3
Kim Jong-un po shtrëngon “aktivitetin e shthurur seksual” në banjat publike me rregulla të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA