1 vit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Dhimbje e pafund për pengjet njerëzore ende në robëri të vrarët dhe të dhunuarit

07/10/2024 16:52

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropalika reaguar në 1-vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit.

“Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetëra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët.

Dhimbje e pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën”, ka shkruar Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA