Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka nodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Laç-Autostradë.

Punonjësja e policisë Florinda Zvangu, 43 vjeçe, e cila ishte jashtë orarit të punës, duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar këmbësorin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA