Qeveria e Izraelit po përdor çdo mjet për ta ‘larë rajonin me gjak’, thotë Erdogan (fotot)

04/10/2024 18:35

Presidenti turk foli sot në panairin e aeronautikës Teknofest në Adana, Stamboll, duke përmendur gjithashtu politikën rajonale dhe konfliktet e rënda në Gaza dhe Liban.

Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Izraelin për provokime të qëllimshme kundër arritjes së paqes në rajon, duke thënë se “përshkallëzon veprimet e tij sa herë që paqja ose armëpushimi duken të mundshme”, për të thelluar vuajtjen në rajon.

Erdogan tha: “Sa herë që duket se i afrohemi një armëpushimi ose paqeje në rajon zyrtarët e Izraelit përshkallëzojnë provokimet për ta futur në zi këtë rajon gjeografik. Një plan i mbrapshtë duket se është vënë në lëvizje, një plan që nuk kufizohet vetëm te Gaza, bregu Perëndimor apo Libani. Nuk është e vështirë të shikosh objektivin përfundimtar të Izraelit”.

Në lidhje me sulmet ajrore, Erdogan dënoi Izraelin për vrasjet duke e quajtur “shteti çmendurisë” ashtu si dhe Perëndimin për mbështetjen, duke thënë: “Është tragjike që Perëndimi vijon të mbështesë këtë rrjet masakrash”.

Erdogan tha se Izraeli ka përdorur Hamas si një justifikim për të pushtuar Gazës, ashtu si tani që po përdor Hezbollah si një justifikim për të pushtuar Libanin.

Ai shtoi se furnizimi me armë i Izraelit është njëlloj sikur t’i përdorësh ato vetë: “Çdo pikë gjak e derdhur, është në dorë të atyre që u japin armë ose bomba atyre që i lëshojnë”.

Ai tha se Turqia nuk do të lejojë copëtimin e rajonit, siç duket se është objektivi Izraelit. “Ne nuk do të lejojmë që rajoni të copëtohet në një stil të ri të tipit Sykes-Picot”, shtoi ai duke iu referuar traktatit mes vendeve perëndimore, pas rënies së perandorisë otomane.

Më tej Erdogan vlerësonte festivalin e teknologjisë Teknofest, duke e përshkruar si një zë i fuqishëm i të rinjve na Anatoli, shkruan rrjeti vendas TRTWorld.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA