Elefantët kërkojnë strehë nga uji i përmbytjeve në rezervatin në veri të Tailandës (fotot)

04/10/2024 19:25

Elefantë, lepuj, qen e mace nga parku natyror Chiang Mai, në veri të Tailandës shiheshin të kërkonin shpëtim nga uji i ngritur që ka përmbytur rezervatin e tyre.

Pamjet u publikuan nga drejtori i rezervatit Saengduean Chailert me qëllim të kërkonte ndihmë të shpejtë nga qeveria.

Zyrtarët e fondacionit thanë për rrjetin AFP se përveç 126 elefantëve, rreth 5,000 kafshë të ndryshme strehohen në të, kryesisht qen, mace, lopë, derra e lepuj.

Ata shtonin se deri tani 117 elefantë ishin transportuar në terren më të lartë, por shumë kafshë të tjera ishin të bllokuara prej mundësive të pakta të ndihmës njerëzore.

Drejtori Chailert, fliste me keqrdhje për elefantët që nuk janë të mësuar me ujin, teksa vraponin për të shpëtuar prej tij.

“E gjitha zona është përmbytur, për momentin nuk kemi ku të shkojmë”, tha ai.

Parku është pjesë e fondacioni më të madh për shpëtimin e elefantëve në Tailandë dhe ka një staf prej 100 vetësh.

Përmbytjet kanë goditur në disa zonë të veriut të Tailandës duke ngritur lumin Ping në pikë kritike, sipas zyrtarëve.

Reshjet në vend kanë nisur prej muajit të shkuar, dhe kjo zonë është përfshirë nga përmbytje serioze.

Fondacioni bamirës i kafshëve ‘Thai Elephant Alliance’ thotë se në Tailandë ka rreth 3,800 elefantë që jetojnë me njerëzit dhe rreth 4,000 individë në gjendje të egër.

Elefanti aziatik konsiderohet kafshë e rrezikuar, përfshirë dhe për arsye të konfliktit për burime dhe hapësirë me njeriun, thotë autoritetet tailandeze, shkruan rrjeti AFP

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA