60-vjeçarja britanike humbet 140 000 paundë nga mashtruesi që hiqej si kitaristi grupit ‘Deep Purple’ (fotot)

02/10/2024 16:06

Një pensioniste e sëmurë britanike thotë se është zhvatur 140,000 paundë nga një mashtrues që hiqej se ishte kitaristi i grupit të njohur ‘rock’ Deep Purple, Ritchie Blackmore.

Valerie Horwood, kishte marrë fillimisht një mesazh në Facebook nga mashtruesi që pretendonte se ishte Blackmore, i cili duket se kishte studiuar shijet muzikore të viktimës së tij.

E moshuara ishte bindur të blinte dhjetra produkte Apple për mashtruesin, i cili i premtonte se do t’ia kthente “bashkë me interesat”.

Përdoruesi i panjohur i kërkonte Valerie “të ruante sekretin” prej statusit të tij prej ‘personi të famshëm, por familjarët e saj nisën të dyshonin kur ajo i kërkoi atyre 2000 paundë borxh për të paguar faturat.

Bija e të moshuarës Debbie, 58 vjeçe, u shokua kur shikoi llogarinë bankare të së ëmës dhe zbuloi se të gjitha paratë ishin zhdukur.

Ajo tha: “Ajo ishte futur në një sens të rremë sigurie se kishte këtë mik të mirë që ishte person i famshëm, ajo nuk na besonte as ne kur i thonim se ishte mashtrim”.

“Por më pas bota e saj u shemb dhe nuk mund të kuptonte atë që ndodhi. Është e vështirë të pranosh se i ke dhënë të gjitha paratë e tua për një mashtrim”.

Mashtruesi komunitonte më pas me Valerie, e cila është e sëmurë me kancer, në një aplikacion tjetër mesazhesh.

Për koinçidencë Valeri kishte qenë dikur në të njëjtën shkollë me Blackmore, i cili është themeluesi i grupit britanik të rrokut Deep Purple.

Kjo duket se u shfrytëzua nga mashtruesi i cili vijojnte t’i kërkonte para edhe pasi ajo ndërpreu kontaktet. Në një periudhë tre vjeçare pensionistja e sëmurë kishte humbur kursimet e saj prej më shumë se 140,000 paundë.

Debbie tha: “Ne ishim të gjithë të shokuar. Nëna ime nuk është një grua budallaqe, por këto mashtrime marrin kontrollin e mendjes së njerëzve, ajo ndoshta ndjehej e vetmuar, pëlqente bisedat që bënin. Është trishtuese që ajo u thith nga skema e gënjeshtrës. Nuk do ta kisha menduar kurrë.

Valerie tashmë jeton me bijën e saj që kujdeset për të. Si rezultat i mashtrimit ajo nuk mund të shkojë më të vizitojë nipin në Antigua, Karaibe pasi nuk mund ta përballojë financiarisht.

Debbie arriti të rimerrte vetëm 12,500 pandë nga shpenzimet elektronike të mashtruesi dhe shpreson të ndjekë disa pika të tjera për të rimbursuar paratë e vjedhura.

Debbie tha: “Po mundohemi të rekuperojmë një pjesë të parave të vjedhura të nënës, sepse ajo ka nevojë të paguajë kujdesin ndaj vetes, jo mashtrues të pashpirt në internet që të blejnë sende luksi”.

Një zëdhënes i policisë tha për çështjen: “Mashtrime të sofistikuara si kjo godasin njerzit më të dobët, duke shfrytëzuar dëshirën e tyre për të ndihmuar të tjerët, por lëvizja e parave në mënyrë elektronike e bën të vështirë gjurmimin e tyre”, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA