Sulmi iranian, kërcënon Izraeli: Do të ketë pasoja të rënda! Po shtyn Lindjen e Mesme drejt përshkallëzimit

01/10/2024 22:52

Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet ‘fuqishëm’ sulmit me 200 raketa nga Irani mbrëmjen e kësaj të marte.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka thënë se Forcat Ajrore izraelite do të “godasin fuqishëm në Lindjen e Mesme” sonte, ndërsa shtoi se ngjarja e sotme do të ketë shumë pasoja.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe amerikane operuan në mënyrë efektive në breshërinë e raketave iraniane. Irani kreu një akt serioz sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi”, thuhet në deklaratën e Hagarit.

Alarmet ranë në të gjithë Izraelin dhe shpërthime u dëgjuan në Jerusalem, ndërkohë që banorët e Izraelit u udhëzuar të strehoheshin në vende të sigurta.

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar më herët për një sulm të mundshëm me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe thanë se do të kishte pasoja “të rënda” për Teheranin.

Top Channel