Një zjarr masiv në një uzinë kimike në Gerogia, në veri të Florida, ka ngritur dje re masive tymi helmues në qiell, teksa autoritetet jepnin alarm e urdhra ndalim qarkullimi, prej një sasie klori te leshuar në ajër.
“Për ata që po qëndrojnë në shtëpi, fikni kondicionerët dhe mbyllini dritaret”, udhëzonte deklarata.
Zjarri ishte vënë nën kontroll pasditen e djeshme por reja gjigante e tymit mbulonte një zonë të gjerë dhe autostrada qëndronte e mbyllur në të dyja drejtimet. Mëngjesin e sotëm rruga raportohej e hapur.
Zëdhënësja e sherifit lokal Christine Nesbitt tha se një numër njerëzish ishin evakuar në Conyers, çka mediat llogarisnin në disa mijëra.
Zjarri kishte nisur papritur në uzinën kimike BioLab në Conyers, tha sherifi Marian McDaniel duke shtuar se shkaku ishte “përzierja e ujit me materiale reaguese ndaj tij”.
McDaniel shtonte se disa punonjës ishin në fabrikë në kohën e zjarrit por nuk kishte të plagosur.
Faqja e internetit të BioLab thotë se prodhon produkte kozmetike sportive për kompaninë e Georgia, KIK Consumer Products.
“Po punojmë në reagimin ndaj ngjarjes në impjantin tonë në Conyers, Georgia,” përgjigjej BioLab në një email. “Nuk ka të plagosur mes punonjësve. Po bashkëpunojmë me zjarrfikësit dhe autoritetet për të përmbajtur situatën”, shtonin ata, sipas New York Times.
Top Channel