FOTO/ Një tjetër romancë që nuk zgjat shumë, Lamine Yamal i jep fund lidhjes me modelen 10 vite më të madhe

29/09/2024 11:18

Lamine Yamal vazhdon të ketë të gjithë vëmendjen te ai, me yllin 17-vjeçar të Barcelonës që vijon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje këtë sezon me katalanasit.

Gjithsesi, edhe mediat rozë duket se janë pas tij, të cilat kërkojnë të mësojnë më shumë rreth jetës private të adoleshentit spanjoll.

Pas ndarjes së bujshme nga Alex Padilla, të cilës iu publikua një video ku ndodhej e ulur në prehrin e një djali tjetër, Yamal gjeti ngushëllim menjëherë te një modele 10 vite më e madhe se ai.

Ata u kapën “mat” së bashku gjatë pushimeve të verës që sulmuesi po kalonte me miq të tij në një resort, teksa ky i fundit u fotografua teksa fërkonte modelen. Pas shumë kërkimeve, mediat arritën të zbulonin identitetin e saj, e cila ishte Jacqueline Ligero, një tjetër yll “TikTok”.

Por duket se romancat nuk janë gjëja kryesore në mendjen e Yamal, i cili mësohet se i ka dhënë fund lidhjes jo të gjatë me 27-vjeçaren. Të dy ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, gjë e cila ka konfirmuar ndarjen e tyre.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA