Ish-ushtaraku britanik gjen vdekjen në kompeticionin e parashutistëve në Afrikën e Jugut (fotot)

26/09/2024 21:40

52 vjeçari Chris Good, ishte duke përfaqësuar Britaninë në kompeticionin botëror të parashutimit të shpejtësisë në Pretoria.

Ish-operativi i grupeve speciale të ushtrisë SAS E, dikur punonte përkrah spiunëve të shërbimeve MI6, por raportohet se ka gjetur vdekjen në një aksident të papublikuar në detaje gjatë kompeticionit, shkruan rrjeti vendas Te Sun.

Në garat ku ai merrte pjesë përfshihet parashutimi në distancë dhe kategori të stilit të lirë, teksa disa konkurrentë janë parë shpesh që fluturojnë afër sipërfaqes se ujit.

Ish-rreshteri Good kishte kompletuar 5,500 hedhje dhe kishte qenë pjesë e regjimentit të parashutistëve prej moshës së re, para se të bashkohej me ushtrinë në 2004 për të kryer misione në Irak e Afganistan.

Ai ka treguar më parë se merrte pjesë në kompeticionin në Afrikën e Jugut prej 10 vjetësh, por rrethanat e aksidentit nuk jane publikuar.

Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Me trishtim të madh konfirmojmë vdekjen e rreshterit Chris Good në një aksident me parashutë në Afrikën e Jugut më 25 shtator. Mendimet e simpatia jonë shkon për familjen e miqtë e tij në këtë kohë të vështirë”.///The Sun/

FOTO GALERI
3/7
Ai ka treguar më parë se merrte pjesë në kompeticionin në Afrikën e Jugut prej 10 vjetësh, por rrethanat e aksidentit nuk jane publikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA