Çifti korean me fëmijët ‘pesënjakë’ marrin $100 000 grante nga qeveria (fotot)

26/09/2024 17:33

Presidenti Yoon Suk Yeol uroi dy prindërit për lindjen e fëmijëve, të njohur tashmë si pesëshja ‘Power Ranger’.

Çifti koreano-jugor ka marrë deri tani shpërblime në vlerë 170 milionë von ($100 000) për lindjen e pesënjakëve, në një lajmin kurajues për vendin që përballet me përqindje të ulët fertiliteti.

Çifti Kim Joon-yeong dhe Sagong Hye-ran nga provinca Gyeonggi, lindën pesënjakët e tyre më 20 shtator, nga të cilët tre ishin djem dhe dy vajza.

Kjo ishte lindja e parë natyrale e pesënjakëve në Korenë e Jugut, shkruante rrjeti Straits Times.

Lindje pesënjakësh në Korenë e Jugut ishin regjistruar dy herë, një në vitin 1987 e një në 2021 ku ishin përdorur metoda të fertilizimit mjekësor.

Babai Kim, 31 vjeç, tha se çifti kishin pritur lindjen e pesë “Power Rangers”, dhe morën shumë përgëzime nga zyrtarët e lartë.

Dhurata të shumta erdhën gjithashtu për familjen e zmadhuar, si komplete rrobash në pesë ngjyra të ndryshme, bar deti natyral apo ushqime të tjera tradicionale që ndihmojnë në shëndetin e pas-lindjes.

Zhvillimi vjen në një kohë kur vendi përballet me masa të ulëta lindjeje dhe qeveria inkurajon popullin të lindë më shumë.

Por kriza demografike e Koresë së Jugut fajësohet në rritjen e kostove të jetesës dhe rënien e cilësisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve./The Guardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA