Kirurgu i njohur shpallet ‘i pafajshëm’ për vrasjen e bashkëshortes në Zelandën e Re (fotot)

24/09/2024 16:53

Philip Polkinghorne është shpallur i pafajshëm për vrasjen e gruas së tij në një çështje gjyqësore që ka pushtuar mediat në Zelandën e Re.

Kirurgu i njohur i syve akuzohet gjithashtu se takohej rregullisht me prostituta perdorte droga, para se bashkëshortja e tij të gjendej e vdekur në shtëpinë e tyre në një zonë të pasur të qytetit Auckland.

Prej tetë javësh, gjyqi mediatik është kthyer në ‘zbavitjen’ kryesore të publikut në Zelandën e Re, shkruan rrjeti britanik The Guardian, derisa juria shpalli dje optalmologun 71 vjeçar të pafajshëm.

Vrasja tragjike e gruas së tij Pauline Hanna, ka ndodhur në 2021.

Prokurorët akuzojnë se ai ka organizuar që vdekja e saj të duket si një vetëvrasje, ndërsa avokatët e mbrojtjes thotë se Hanna, drjetoreshë në sistemin shëndetësor, vrau veten prej problemeve me depresionin dhe oraret e zgjatura në punë.

Gjyqet e vrasjes janë bërë të zakonshme në Zelandë sipas statistikave të policisë, por vitet e fundit disa raste kanë tërhequr vëmendje të gjerë publike.

Në gjykatën e Auckland, turma të mëdha njerëzish erdhën për të ndjekur gjyqin ndërsa shikimet e tij kanë mbushur listat e programeve më të ndjekura.

Zyrtarët thonë se mëngjesin e 5 prillit 2021, Polkinghorne njoftoi policinë për të raportuar se kishte gjetur gruan të vdekur, të varur në shtëpinë e çiftit në Remuera, Auckland.

Megjithëse vdekja dukej e dyshimtë, policia ngriti akuzat ndaj Polkinghorne vetëm pas 15 muajsh.

Prokurorja Alysha Mclintock raportoi prej fillimit se doktori “jetonte një jetë të dyfishtë” te cilen “po bëhej gjithnjë e më e vështirë për ta fshehur këtë nga gruaja”. Ata shtonin se prej përdorimit të drogave, tradhtive dhe problemeve financiare, Polkinghorne kishte arritur të vriste Hanna.

“Ai krijoi skenën për të bërë të dukej sikur vdekja e gruas së tij ishte një vetëvrasje”, tha  Mçlintock.

Një tjetr personazh në intrigë është prostituta nga Sydney, Madison Ashton, e cila shoqërohej me Polkinghorne disa muaj para vdekjes së Hanna. Në gjyq u tha se Polkinghorne i kishte transferuar asaj $100,000 dhe se komunikimet e tyre tregonin se po bënin plane për të ardhmen.

Në vitet para vdekjes së Hanna, Polkinghorne kishte transferuar një total prej $300,000 për gjashtë femra, të gjitha ‘punonjëse seksi’, u tha në gjykatë.

Para vdekjes Hanna i kishte përmendur të afërmve tradhtitë e burrit, të cilin e quante ‘maniak seksual”.

Mjekët ligjore e quanin vdekjen vetëvrasje me varje duke theksuar mungesën e plagëve që mund të sugjeronin përleshjen e mundshme.

Dje gjykatësi Lang tha se shumica e jurisë mendonte se nuk kishte prova të mjaftueshme se Hanna kishte vrarë veten dhe as se ajo ishte vrarë. Tre orë më vonë juria dha verdiktin: “Jo fajtor”.

Jashtë gjykatës  Polkinghorne tha për gazetarët: “Tai mund të mbajmë zi e të lëmë Pauline të prehet në paqe.”

Nuk janë bërë publlike planet e mundshëm të apelit nga prokuroria, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA