Tetë dema arratisen nga stadiumi i ‘kaubojve’ pasi çanë gardhin e telit në SHBA

23/09/2024 17:55

Zyrtarët i kërkuan qytetarëve “të shmangin zonën dhe të mos u afrohen asnjërit prej demave të arratisur”.

Video të xhiruara dje nga të pranishmit tregonin drjetuesit e garave “rodeo” në kompleksin Emerald Square Mall në qytezën e Massachussettes që shihnin të habitur demat teksa dilnin nga stadiumi drejt sheshit të parkingut.

Zjarrfikësat vendas u bënin thirrje banorëve të tregonin kujdes dhe të njoftonin për shikime të tufës.

Rreth orës lokale 17.00 ata thanë se kishin kapur thuajse të gjithë demat, përveç njërit.

Nuk janë raportuar për plagosje, shkruanin zyrtarët e bashkisë por ngjarja shkaktoi reagime humori në rrjetet sociale për paaftësinë dhe mungesën e profesionalitetit të drejtuesve të eventit.

FOTO GALERI
2/3
Rreth orës lokale 17.00 ata thanë se kishin kapur thuajse të gjithë demat, përveç njërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA