‘Pinguini më i shëndoshë në botë’ gëlltit 25 peshq në ditë e peshon 25 kg, fansat vijnë nga e gjithë bota për ta vizituar (fotot)

23/09/2024 16:03

Pesto është tashmë zyrtarisht shpendi më i shëndoshë në brigjet e Melbourne në Australi pasi u shpall “pinguini më i shëndoshë në botë”.

Ai raportohet se kërkon për të ngrënë 25 peshq në ditë dhe turistët vijnë nga e gjithë bota për të parë atë që reklamohet si ‘shpendi sensacional’.

Pinguini nëntë-muajsh Pesto ka mbledhur një mori fansash pas dokumentimit të aventurave të tij në rrjet, ku ai shihet që gëlltit peshq trofta, slamon apo çfarëdo specie që i ofrojnë kujdestarët.

Një nga dashamirësit e tij shkruante: “Kur të nisëm me avion nga Anglia për në Melbourne, ndalesa e parë do të jetë të shikoj Pesto.”

Një tjetër dashamirës i quajtur Archie: “Mezi prej të shikoj Pesto.”

Pinguini i ri i ka ende pendet të murrhme dhe nuk mund të notojë, te cilat pritet t’i lëshojë për të rritur ato të duhurat.

Teksa rritet pesha e tij prite të bjerë në rreth 15 kg dhe pendët do t’i zëvendësohen me ato të zeza me të cilat mund të notojë pa u rrezikuar të ftohet.

Video të shumta në rrjet tregojnë Pesto që qëndron një kokë lart pinguinëve të tjerë megjithëse është ende zog.

Fansat komentonin dashurinë e tyre për pinguinin.

“Ata të gjithë ushqejnë vetëm Pesto? Po pinguinët e tjerë?” shkruante një prej tyre.

Punonjësja e parkut në Melbourne ku jeton Pesto, Jacinta Early, tha: “Është një bebe e stërmadhe, ha shumë po pesha e tij nuk konsiderohet e pashëndetshme. Gjynah që do të humbasë këtë pelushin e leshtë”, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA