Pas qelisë së burgut, gruaja e El Chapo rikthehet në pasarelën e Javës së Modës në Milano (fotot)

23/09/2024 15:24

Emma Coronel Aispuro – bashkëshortja e trafikantit famëkeq Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán Loera – ka bërë një rikthim shokues në pasarelat e Javës së Modës në Milano në fundjavë.

35 vjeçarja ish-Miss, e martuar me banditin që kur ishte adoleshente, shfaqte një fustan të bardhë nusërie teksa tentonte të ringjallte ‘karrieren’ e imazhin e saj.

Coronel ishte dënuar me tre vjet burg në 2021 me akuzat e ndihmës ndaj aktivitetit mafioz të kartelit të burrit në Sinaloa, bashkëpunim në pastrim parash dhe shpërndarje drogash, si dhe përfshirje në marrëdhënie të jashtëligjshme financiare.

Ajo është liruar nga burgu prej shtatorit 2023 – ndërsa bashkëshorti vijon dënimin prej 30-vjetësh në burgun e sigurisë së latë në Colorado.

Dje ajo bëri kthimin dramatik në botën e modës me një fustan nusërie të krijuar April Black Diamond.

Coronel është rikthyer gjithashtu në rrjetet sociale pas lirimit nga burgu, ku poston foto e video të vetes.

Ajo shkruante në Instagram: “Unë besoj se ëndrrat realizohen kur punon fort dhe me zemër!”

Por komenti solli reagime të shumta ku përmendeshin akuzat e krimet e saj.

“Si mund t’i jepet hapësirë grave të përfishra në krime apo në kartele kriminale drogash”, shkruante një përdorues.

Coronel Aispuro ishte shpallur ‘Miss’ prej moshës 17 vjeçare në 2007 në Canelas, Mexico.

Ajo u njoh më pas me kryetrafikantin në një festë në Meksikë kur ishte 17 vjeçe, shkruan Daily Mail.

“Ai po më buqëqeshte dhe një person më vonë më tha se kërkon të kërcejë me mua, dhe unë i thash ‘OK’”, kujtonte ajo në një intervistë me rrjetin  LA Times.

Coronel Aispuro u bë gruaja e tretë e trafikantit kur u martua me të në moshën 18 vjeçare.

El Chapo është 30 vjet më i madh se ajo dhe dy vajzat e tyre Emaly e Maria Joaquina janë më të voglat e rreth 19 fëmijëve që kanë për baba trafikantin, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
4/7
Dje ajo bëri kthimin dramatik në botën e modës me një fustan nusërie të krijuar April Black Diamond.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA