Grupi rebel kolumbian merr kontrollin e rajonit jugperëndimor të prodhimit të kokas (fotot)

23/09/2024 19:11

Grupi kolumbian guerrillas Segunda Marquetalia raportohet se ka marrë kontrollin një zone të gjerë me sipërfaqe thuajse sa Belgjika, me mbështetjen financiare të karteleve të drogës, sipas rrjetit AFP.

“Second Marquetalia ju uron gëzuar Krishtlindjen” shkruhet në një flamur të ngritur në hyrje të zonës rurale.

Në të shihet plantacione të gjera të kokas, si dhe qendrat e përpunimit për prodhimin e kokainës, deri në qytezën e Zavaleta.

Tashmë në rrugët e qytetit kalojnë shumë motoçikleta ku  duken militantët e armatosur, mes rritësve të kokas dhe guerrilasve që kanë nisur të mbushin baret.

Një prej këtyre të fundit, i quajtur “El Patrón,” mban një kukull me përmasa reale të ish-trafikantit të frikshëm Pablo Escobar.

“Në Zavaleta, rendi vendoset nga grupi Second Marquetalia,” thotë një përfaqësues i organizatës së fermerëve të kokas, teksa policia është vetëm në bazat e tyre disa km larg, pranë rrugës kryesore.

Në vitin 2022, rajoni ishte nga prodhuesit më të mëdhenj në vend të kokas, me rreth 90 000 hektarë të kultivuara nga një total prej 230,000 në të gjithë vendin, shkruan rrjeti AFP.

Disa analistë thonë se kjo është një “bashkëjetesë me fermerët dhe investim për mirëqenien e komunitetit.”

Ndërsa të tjerë e quajnë “kontroll me forcë” i popullatës.

Gazetari vendas Winston Viracacha e përshkruan si një “pakt” mes dy palëve.

“Fshatarët kryejë detyra të ndryshme për të dyja palët, ata drejtohen nga këshillat vendase që janë në akord me guerrilasit. Burimet ekonomike të fshatarëve e pronarëve të tokës, paguajnë rrogat e punëtorëve, shoferëve të transportit, kurse guerrilasit ruajnë rendin dhe kontrollin shoqëror”, tregon ai per situatën e krijuar.

“Prej vitit 2023 kemi jetuar në paqe, edhe turistë kanë ardhur këtu paqësisht,” thotë Duván Mosquera, këshilltar i qytetit, teksa shoqëron rrjetin AFP në zonën bregdetare të El Bajito.

Në zonën Viento Libre, e cila më parë ka qenë e dhunshme, Damián, një “anëtar urban” i grupit Second Marquetalia, kujton dhunën e të kaluarës.

“Grupet e armatosura janë tashmë të bashkuar. Ata nuk shkaktojnë më probleme për autoritetet. Jemi të përkushtuar për paqen”, thotë 28-vjeçari që jeton në një kasolle të thjeshtë druri me pamje nga kënetat.

FOTO GALERI
4/5
Në vitin 2022, rajoni ishte nga prodhuesit më të mëdhenj në vend të kokas, me rreth 90 000 hektarë të kultivuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA